Ekzekutimi i Faton Hajrizit nga policia serbe/ Gazetari: Historia e tij ngjason me partizanët, shkoi 14 vjeç në shtabin e UÇK

schedule22:42 - 22 Korrik, 2024

schedule 22:42 - 22 Korrik, 2024

Faton Hajrizi nga Komuna e Skenderajt, do të shndërrohej në një person me histori të gjatë kriminale dhe famë për shumë arratisje nga burgjet e Kosovës.

Për të fundit herë ai u arratis nga një burg i tipit të hapur në Kosovë, më 6 korrik të vitit 2024. Pak ditë më vonë u bë i dyshuar për vrasjen e një polici në Serbi dhe u vra deri sa ishte në arrati nga autoritetet serbe më 19 korrik.

Gazetari Trashëgim Sokolaj ka deklaruar në emisionin “360 Gradë” se historia e Hajrizit i ngjan me periudhën partizane, kur shkonin për të kontribuar për atdheun në moshë të vogël, ose nuk pranoheshin në front, ose u jepeshin detyra dytësore.

Sipas tij, ka dhe një pistë tjetër për vetëvrasje, sepse në pjesën e pasme të kokës ka dhe një shenjë.

“Kur ishte 14 vjeç, ai kishte shkuar në shtabin e zonës në UÇK. Teksa po konsultohesha me historinë e tij më ngjasoi me disa raste të periudhës partizane, që shkonin për të kontribuar për atdheun në moshë të vogël, ose nuk pranoheshin në front, ose u jepeshin detyra dytësore për furnizim, ose për diçka tjetër. Këtë ngjarje, unë thotë e bëra për t’i dëshmuar shtabit të UÇK që unë di ta përdor armën dhe kjo arsyeja që ishte me çantën e shkollës dhe bëra vrasjen, është kërkuar dhe nga ai si një arsye për të kërkuar lirim për të vazhduar shkollën.

Mos të harrojmë që ky person ka në CV e tij kriminale dhe vjedhje celularësh, vjedhje parash, këto janë pas kësaj gjëje.

Ka dhe një pistë tjetër për vetëvrasje, sepse në pjesën e pasme të kokës ka një deklaratë të tij, ku thotë që ‘unë nuk pranoj të arrestohem, sepse do më çojnë në morg’”, tha gazetari.

Ndërsa, polemisti Laert Vasili shtoi:

“Burgjet serbe janë të tmerrshme, të llaftarshme, sidomos për një shqiptar. Kur një djalë aq i fortë flet me dhunuesit është një tmerr. Pse dënohet? Se po mbron pragun e shtëpisë. Ndonjëherë drejtësia është më e verbër seç duhet”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!