SPAK ka goditur një grup të strukturuar kriminal të përfshirë në vrasje me pagesë dhe përvetësim të pronës shtetërore për falsifikimit.
Hetimet kanë mundësuar zbardhjen e një skeme të organizuar kriminale,
SPAK ka zbardhur vrasjen e Edmir Bregut, ngjarje kjo e ndodhur në 2021 në Durrës. Vrasje që u porosit nga Astrit Avdyli.
“Është bërë Identifikimi i autorëve të dyshuar për vrasjen për hakmarrje të shtetasit, Edmir Bregu më datë 21.1.2021, në qytetin e Durrësit.
Veprimet e kundraligjshme të vrasjes me paramendim për hakmarrje, mbajtjes pa leje dhe prodhimit të armëve, janë kryer në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal. Si drejtues i grupit të strukturuar kriminal dhe si porositës i vrasjes për hakmarrje dyshohet të jetë shtetasi A.B. (alias A.A), në shenjë hakmarrjeje për tentativën për të vrarë nipin e tij, E.A. (alias A.A).
Gjithashtu si drejtues dhe koordinator i grupit të strukturuar kriminal, dyshohet të jetë shtetasi, E.A. (alias A.A), si ndihmës dyshohet të jetë shtetasi E.K., ndërsa si ekzekutor dyshohet të jenë shtetasit, E.D dhe A.D. Në lidhje me këtë fakt po hetohet për identifikimin e personave të tjerë, të cilët mund të jenë të përfshirë në këtë ngjarje kriminale”, thuhet në njoftimin zyrtar.

