Ekzekutimi i dy shqiptarëve në Athinë, mediat greke: Urdhri mund të ketë ardhur nga burgu

schedule22:34 - 21 Dhjetor, 2022

schedule 22:34 - 21 Dhjetor, 2022

Mediat greke kanë shkruar sërish në lidhje me ekzekutimin e dy shqiptarëve në një lokal në Nea Smyrni. Sipas asaj që shkruajnë mediat greke policia po heton një tjetër pistë, pasi dyshohet se urdhëri për ekzekutimin e tyre mund të ketë ardhur nga brenda burgut.

Autori i vrasjes së dyfishtë dyshohet se është ende në Greqi. Kreshnik Çerçizaj mësohet se ka qenë i dënuar në burgun e Korydallos dhe ka mundësi që urdhri për ekzekutimin e tij të jetë dhënë nga ndonjë shqiptar brenda qelive pasi ata e njihnin.

Sipas autoriteteve greke, autori dhe viktima ishin takuar në të kaluarën, ndërsa po hetohet edhe për përfshirjen e bashkëpunëtorit, i cili dyshohet se ka qenë në sulm. Ky i fundit dyshohet se ka qenë më para në vendngjarje dhe i ka komunikuar autorit lëvizjet e dy shqiptarëve, Kreshnik Çerçizaj(objektivi) dhe miku i tij Armando Ogranaja.

Videoja tronditëse e të shtënave po analizohet sekondë pas sekondës ndërsa priten përgjigje edhe nga kamerat e sigurisë së zonës dhe përgjimet e telefonave.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!