Ekzekutimi i 48-vjeçarit/ Pista kryesore hasmëria, dyshohet të jetë ekzekutuar me armë silenciator

schedule10:21 - 24 Janar, 2025

schedule 10:21 - 24 Janar, 2025

TIRANË– Mëngjesin e kësaj të premteje, 48-vjeçari Lulzim Visha është gjetur i vdekur brenda një makine në zonën e Kamzës.

Gazetarja e ABC News, Bleona Sari raporton se pista kryesore ku janë përqendruar hetimet, është ajo e hasmërisë.

Vëllai i viktimës, Besnik Visha, ka ekzekutuar 28 vjet më parë me armë zjarri Refik Domin, në afërsi të Universitetit Bujqësor të Tiranës.

Referuar dëshmive paraprake dhe të dhënave të grupit hetimor, gazetarja Sari thotë se dyshohet që 48-vjeçari, i cili punonte si postier, është nxjerr në pritë.

“Nuk janë dëgjuar të shtëna. Mund të jetë përdorur silenciator. Në vendin e ngjarjes janë gjetur 12 gëzhoja. Viktima ishte punonjës poste. Ai është vrarë brenda mjetit dhe ngjarja është lajmëruar nga një banor i zonës”, raportoi gazetarja.

Banorët e zonës thonë jashtë kamerave se nuk kanë dëgjuar të shtëna armësh. Pikërisht ky tregues e shton më tej dyshimin se autorët mund të kenë përdorur armë me silenciator për ekzekutimin e 48-vjeçarit.

Vëllai i viktimës është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 12 vjet burg për vrasjen e Domit në vitin 1997. Ai tashmë e ka shlyer dënimin e shqiptuar nga organet e drejtësisë dhe ka fituar lirinë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!