“Killerat nuk kanë orë”, ekzekutime e atentate, Artan Hoxha zbërthen “Trekëndëshin e Bermudës”

schedule14:09 - 18 Korrik, 2022

schedule 14:09 - 18 Korrik, 2022

Diklen Vata, 30 vjeç, Brilant Martinaj 23-vjeç, kushërinj si dhe shoku i tyre Besmir Hoxha, të tre nga Kurbini, teksa po udhëtonin me një mjet Volksvagen Passat nga Fushë-Kruja në drejtim të Laçit, u ekzekutuan nga një atentat i mirë organizuar.

Duke u ndaluar tek kjo ngjarje tronditëse, gazetari Artan Hoxha tha në “Abc Live” se Tirana – Durrësi dhe Fushë Kruja, janë kthyer si “Trekëndëshi i Bermudës” me ngjarje të shumta kriminale.

“Kemi një zonë, që e quaj, trekëndëshi i Bermaundës. Tiranë- Durrës- Fushë Krujë. Ka portin, Aeroportin dhe bizneset me të mëdha të vendit. Këtu është gjithë jeta ekonomiko politike dhe shoqërore. Aty zhvillohet dhe janë në shpinë të kësaj zone.” tha Hoxha.

Duke u ndalur tek ky atentat dhe mënyra e atentatit, gazetari Artan Hoxha u shpreh se tashmë vrasësit nuk e kanë problem të kryejnë punën e tyre në çdo orë dhe në çdo vend.

/abcnews.al/