Presidenti Francez Emanuel Macro ndihet i kërcënuan nga basti që vuri vetë për mbajtjen e zgjedhjeve të reja parlamentare, pas fitores Historike që Tubimi Kombëtar I Ekstremit të Djathtë arriti në Zgjedhjet e Parlamentit Europian këtë qershor.
Përgjatë një interviste në podkastin “Generation Do It Yourself” Macron deklaroi se nëse partitë politike të ekstremeve të majta apo të djathta marrin pushtetin në zgjedhjet parlamentare të 30 qershorit dhe 7 Korrikut, Franca rrezikon të përballet me një luftë civile.
Manifestimi i Tubimit Kombëtar, parti të cilën sondazhet e nxjerrin në vend të parë dhe zgjidhjet e tyre për t’u marrë me frikën mbi krimin dhe emigracionin bazohen në “stigmatizimin ose ndarjen”. Mendoj se zgjidhjet e dhëna nga e djathta ekstreme janë jashtë diskutimit, sepse ajo po i kategorizon njerëzit në aspektin e fesë ose origjinës së tyre dhe kjo është arsyeja që po çon në ndarjen e popullsisë dhe në një luftë civile.
Kreui i Elizesë duket se i dërgoi edhe një here tjetër një mesazh votuesve francezë, megjithatë ky mesazh duket se nuk e shpëton dot partinë e Presidentit Francez nga Humbja në zgjedhjet parlamentare.
Sondazhet e fundit tregojnë se në raundin e partë të votimit që do të mbahet në 30 qershor, Tubimi Kombëtar i Marine Le Pen pritet që të marrë 35% të votave . Aleanca e Krahut të Majtë në të cilën është edhe Partia Franca e Papërkulur pritet të marrë 27 % të votave ndërsa centristët e Macron pritet të renditen të tretët me 19% të votave.