Ekstradohet nga SHBA vrasësi shqiptar

schedule10:32 - 6 Prill, 2018

schedule 10:32 - 6 Prill, 2018

Një shqiptar, i dënuar me 25 vjet burg nga drejtësia në vendin tonë, është ekstraduar nga SHBA në Shqipëri. Policia bëri të ditur se Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Ëashington ekstraduan nga SHBA shtetasin shqiptar Narbis Koxhaj ose (Niko Goxhi), 47 vjeç, nga Gjirokastra.

Ai ishte i shpallur në kërkim në vitin 1997 dhe u kap në SHBA. Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat në Mars 2003, e ka dënuar me 25 vjet burg për veprat penale “Vrasje me dashje kundër dy apo më shumë personave e kryer në bashkëpunim”, “Trafikimi i armëve dhe municionit”. Vrasjet, për të cilat akuzohet Koxhaj, kanë ndodhur në Berat në vitin 1997./abcnews.al