Ekstradohet nga Holanda Behar Bajri

schedule14:04 - 27 Korrik, 2019

schedule 14:04 - 27 Korrik, 2019

Eskstradohet një nga pjestarët e grupit kriminal Bajri. Prangosja e të shumëkërkuarit, Behar Bajari u bë në Holandë, për llogari të Drejtësisë shqiptare. Ndaj tij ka një masë sigurimi me burg, nga Gjykata e Krimeve të Rënda.

Ky është Behar Bajri, i cili u ekstradua nga Holanda drejt vendit tonë si pjesëtar i grupit kriminal “Bajri” që vepron prej më shumë se dy dekadash në qytetin e Shkodrës.

Ndaj të shumëkërkuarit Behar Bajri (Rustemi) Drejtësisë shqiptare ka caktuar masa e sigurimit me burg, nga Gjykata e Krimeve të Rënda. 39-vjeçari akuzohet se në qershor të 2002 ka vrarë ish të fejuarën e tij. Në fillim u raportua si vetëvrasje por nga hetimet rezultoi se e reja ishte ekzekutuar nga një distancë e afërt. Prova e fortë që kanë prokurorët e krimeve të rënda është fakti se e njëjta pistoletë u përdor edhe në një vrasje tjetër rreth 15 vite më vonë, ku i dyshuari kryesor është Behar Bajri (Rustemi).

39-vjeçari është anëtar i grupit kriminal “Bajri”, i cili në bashkëpunim me anëtarët e tjerë janë autorë të një sërë veprash penale të pazbardhura në qytetin e Shkodrës si; vrasje gjobëvënie dhe rrëmbim personi.

Por emri i Behar Bajrit do të ishte përsëri në qendër të autoriteteve ligjzbatuese shqiptare, pasi ai u akuzua edhe për përdhunimin e dy vajzave të mitura, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2006. Krimin i prangosuri e ka kryer në bashkëpunim me një tjetër person. Për atë ngjarje Gjykata e Shkodrës kishte caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” nën akuzën e “heqjes së paligjshme të lirisë në bashkëpunim”, marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitura të moshës 14-18 vjeç”.

Me hërët është arrestuar në Spanjë “truri” i grupit kriminal Bajri, Enver Bajri ndërsa 9 të tjera u prangosoën në Tiranë dhe Shkodër. Në Holandë dhe Belgjikë anëtarët e familjes Bajri akuzohen për trafik ndërkombëtar droge, kryesisht kokainë dhe heroinë.