Dy persona u arrestuan të shtunën në Aeroportin Nënë Tereza të Rinasit, me qëllim ekstradimin drejt Italisë dhe Kosovës për vepra të ndryshme penale.
I para që ra në prangat e Pikës së Kalimit Kufitar të Rinasit ishte një 40-vjeçar, me origjinë shqiptare, i cili ishte në kërkim nga drejtësia italiane. Gjykata e Venecias kishte lëshuar për te urdhër-arresti, pasi akuzohej për pjesëmarrje në grup kriminal me qëllim trafikimin ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
Po në Rinas, u arrestua edhe një 39 vjeçar nga Kosova. Ai ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga UNMIK, pasi autoritetet gjyqësore kosovare kishin lëshuar urdhër-arresti për mashtrim. Të dy këta të kërkuar u kapën gjatë përpunimit të dokumentacionit në Rinas./ABC News Albania 24/7