Ekstradimi i Seitit/Reagon ministri Italian Orlando

schedule20:05 - 31 Janar, 2018

schedule 20:05 - 31 Janar, 2018

Ndërsa në Tiranë, ekstradimi i Nezar Seitit shkaktoi debate në qarqet politike, ministri Italian i drejtësisë Andrea Orlando bën të ditur se dorëzimi i tij është në koherencë me angazhimet ndërkombëtare që janë detyruese për autoritetet italiane dhe shqiptare, sipas Konventës europiane të ekstradimit dhe Marrëveshjes dypalëshe të firmosur në Tiranë.

Në një deklaratë zyrtare të shpërndarë për mediat nga ministria e drejtësisë në Itali, theksohet se dorëzimi i Nezar Seitit autoriteteve italiane u mundëson atyre ushtrimin e plotë të hetimit dhe të juridiksionit mbi faktet e rënda që përbëjnë objektin e hetimit të Prokurorisë së Catania-s.

Në deklaratë thuhet se nuk ka asnjë paragjykim për zhvillimet e procedimit që po kryhet paralelisht nga pala shqiptare, e cila madje, sipas ministrit Orlando mund të përfitojë nga bashkëpunimi me autoritetet italiane, në bazë të konventave për ndihmën gjyqësore, që janë në fuqi mes dy vendeve. Ministri Italian i drejtesise falenderon autoritetet shqiptare të cilat ju përgjigjen menjëherë kërkesës për ekstradimin e Nezar Seitit./abcnews.al