Ekspozohen monedhat bizantine në Korçë. I përkasin mesjetës, janë përdorur për shkëmbime tregtare

schedule15:48 - 22 Shkurt, 2024

schedule 15:48 - 22 Shkurt, 2024

Monedha bizantine të shekullit të V deri XV janë ekspozuar për herë të parë në muzeun kombëtar të artit mesjetar në Korçë.

Monedhat janë përdorur në zonën e juglindjes për shkëmbime tregtare. Këto monedha ekspozohen për herë të parë.

I përkasin periudhës Bizantine dhe përdoreshin për shkëmbime tregtare në zonën e juglindjes.

Fjoralba Prifti, drejtore e Muzeut Kombëtar të artit mesjetar tregon se monedhat janë gjetur gjatë gërmimeve arkeologjike kryesisht në zonën e Korçës.

Monedhat kanë figura që paraqesin shenjtorë dhe perandorë, sipas periudhave përkatëse. Në shkrimet e tyre, gjenden shkronja, data apo simbole në gjuhën latine dhe në greqishten e vjetër.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!