Nga Leontina Nika
Botimet e rralla janë në gjuhë të ndryshme. Përgjegjësia e Bibliotekës Eva Berberi, thotë se shtegtimi nis me veprën e vitit 1608 në latinisht.
“Biblioteka e AQSH-së përmban 87 antikuarë të cilët përfshihen në gjuhë të ndryshme, po ashtu edhe degë të ndryshme të shkencës”, tregon ajo.
Këto antikuarë përveç gjuhëve të rralla, janë edhe te larmishëm në tematikë.
Krahas antikuarve, një vend të veçantë zë edhe Fjalori i Sami Frashërit në dy gjuhë.
“Një ndër më të parapëlqyerit e mi është fjalori francez i Sami Frashërit, i cili është i vitit 1882 dhe është në dy gjuhë. Atë frënge dhe osmane”, shprehet më tej ajo.
Qëllimi kryesor i ekspozimit qëndron tek njohja e publikut me këtë trashëgimi të rrallë.
Veprat e prezantuara janë Historia e Vjetër e Egjiptianëve, Kalcedonasve, Asirianëve apo Babilonasve. Biblioteka e Arkivit të Shtetit ka në fondin e saj 15 mijë libra. /abcnews.al/

