Lulishtja “Fadil Kokomani, Vangjel Lezho” pranë Kryeministrisë është përzgjedhur jo rastësisht për të rrëfimin e funksionimit të 19 degëve të sigurimit të shtetit në vetë të parë. Drejtorja e kërkimit shkencor pranë Autoritetit të Dosjeve Ardita Rrepishti tregon me fakte se si sigurimi manipulonte historitë, edhe vetëvrasjet i dokumentonin si sukses të tyrin.
“Rasti i Jup Kazazit, është diçka që flet vetë, nuk kemi nevojë ta interpretojmë dokumentin. Personi është vetëvrarë dhe sigurimi kërkon që të shpërndahet lajmi që është ekzekutuar nga ata.”
E???????? ?? ?? ???????? ? ?????, ????? ?????????????? ???? ?? ? ??????? ????.
Ekspozita synon të nxisë më tej punën për kërkimin, gjetjen dhe identifikimin e të pagjeturve, duke sjellë rastet e evidentuara, duke pasur parasysh që përmes emrave të ndryshëm, të njohur apo të panjohur, të përmbledhë metodat e përndjekjes së Sigurimit të Shtetit ndër vite, që ndihmojnë për të qartësuar fatin e këtyre personave.
Për ndërtimin e kësaj ekspozite janë shqyrtuar historikët e 19 degëve të ish-Sigurimit të Shtetit në vend, dokumente të prodhuara prej tij në vitet 1973-1980. /abcnews.al/