Protesta e veteranëve te luftës kundër ekspozitës në qendër të Prishtinës me fakte të pavërteta për masakrat e serbëve mbi shqiptarët e Kosovës, nisi më përplasjet mes tyre dhe policisë.
Gazetari Sadik Zeqiri ka reaguar duke e cilësuar atë si fyese për ish të burgosurit dhe shqiptarët e Kosovës, pasi sipas tij paraqet fakte të shtrembëruara mbi masakrat. Ai gjithashtu ngre dyshime se ekspozita është mbështetur institucionalisht dhe e bazuar në burime nga regjimi serb.
“Një ekspozitë që është shfaqur na ka lënduar ne ish të burgosurit, por edhe shqiptarët e Kosovës, pasi kemi përjetuar masakra. Paraqitja e kësaj ekspozite ka dëmtuar qytetarët. Aty, sot Gashi ka paraqitur fakte të shtrembëruara, ku është bazuar në informacione të mësuara në Serbi dhe nuk ka konsultuar askënd për masakrat që kanë ndodhur.
Për masakrën e Dubravës, Gashi është informuar dhe ka marrë shënime nga ajo që ka thënë Serbia këtu e 25 vjet, pra është bazuar në shënime të regjimit serb. Ka qenë qëllimi i tij të përfitojë fonde apo kujt i ka shërbyer? Ne hedhim dyshimet tona që kjo ekspozitë është mbështetur nga Kuvendi dhe mbi 500 kopje janë blerë nga Ministria e Punëve të Jashtme.” / abcnews.al /


