Piktori dhe personaliteti i madh i artit shqiptar Kolë Idromeno vjen i plotë në ekspozitën retrospektivë në Galerinë Kombëtare të Arteve. Për herë të parë prezantohen edhe dy vepra të tij, të panjohura deri më sot për publikun.
Sapo përmend piktorin e njohur Kolë Idromeno përpara të shfaqet kryevepra e tij, “Motra Tone” realizuar në moshën 23-vjeçare prej tij. Galeria Kombëtare e Arteve sjell për herë të parë veprën e plotë të piktorit të shquar të artit pamor Kolë Idromeno.
Sapo vë këmbën në sallën e ekspozitave, portretet e varur në mure, të cilët nisin me autoportretin e artistit të ftojnë në një bashkëbisedim me to. Për herë të parë prezantohet edhe portreti i rrallë nga Idromeno i vitit 1927, i cili është identifikuar së fundmi dhe që është kleriku Ernest Çoba.
Kompozimi kur dreqi hyn në shtëpi ekspozohet për herë të parë pasi është restauruar, se fundmi sëbashku me 24 veprat e tjera, çka na bën të lexojmë ndryshe Idromenon sot.
Afërdita Onuzi i njeh meritat në etnografi. Ekspozita retrospektivë, e cila do të qëndrojë e hapur në Galerinë Kombëtare për 3 muaj na shpalos Kolë Idromenon në shumë dimensione, si piktor, fotograf, skenograf, muzikant dhe arkitekt./ABC News Albania 24/7