Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Eksploziv në një banesë në Fushë Krujë, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar

schedule09:29 - 13 Korrik, 2020

schedule 09:29 - 13 Korrik, 2020

Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar që hodhi një pako me lëndë plasëse në ambientet e jashtme të një banese në Fushë Krujë.

Policia ka njoftuar se A. B., autori i dyshuar është shpallur në kërkim pasi në ambientet e jashtme të një banese në Fushë Krujë kishte vendosur një sasi lëndë plasëse artizanale.

LEXO edhe: VIDEO/ Denoncoi disa persona për “shfrytëzim seksual”, kërcënohet me tritol familja e 17-vjeçares në Fushë Krujë



Dyshohet se lënda plasëse është vendosur si një mesazh kërcënues ndaj kësaj familje pasi vajza e tyre, 17 vjeç kishte denoncuar, se disa persona e kanë shfrytëzuar seksualisht madje e kanë nxitur të përdorë edhe drogë.

Pas denoncimit të vajzës dhe një hetimi 8 mujor, është bërë e mundur të arrestohen 4 persona dhe të shpallen në kërkim 2 të tjerë.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se të arrestuarit në bashkëpunim me njëri-tjetrin prodhonin dhe shisnin edhe lëndë narkotike.

Njoftimi: 

Fushë Krujë

Hodhi një pako me lëndë plasëse artizanale në ambientet e jashtme të një banese, por pa shkaktuar shpërthim, Policia në kohë rekord identifikon dhe shpall në kërkim autorin e dyshuar të ngjarjes.

Më datë 12.07.2020, rreth orës 23:00, në ambientin e jashtëm të banesës së shtetases M. F., në Fushë Krujë, është gjetur një pako brenda së cilës dyshohej se kishte lëndë plasëse, e cila nuk ka shpërthyer.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat antieksploziv të RENEA-s dhe pas verifikimeve ka rezultuar se brenda pakos kishte një sasi të vogël lëndë plasëse artizanale.

Si rezultat i hetimeve grupi hetimor ka bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje, i cili është shtetasi A. B., dhe po punohet për kapjen e tij./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!