Eksploziv në makinë, zbulohet shënjestra që i shpëtoi atentatit në Vlorë

schedule19:06 - 3 Janar, 2022

schedule 19:06 - 3 Janar, 2022

Mbrëmjen e sotme u hodh ne erë me eksploziv në Vlorë makina në pronësi të Benard Sinomatajt. Automjeti me targa AA 151 HJ ishte i parkuar poshtë pallatit, pranë spitalit të Vlorës në lagjen “Hajro Cakerri” kur u dëgjua një zhurmë e fortë.

Të alarmuar banorët zbritën dhe konstatuan që makina kishte shpërthyer. Gazetari i “ABC” Elton Nikaj ka siguruar pamjet nga vendi i ngjarjes.

Lexo edhe: Shpërthen makina në Vlorë, dyshohet eksploziv

Dëmet janë shkaktuar në pjesën e shoferit, ky dyshohet se ishte vendosur eksplozivi. Menjëherë policia ka rrethuar zonën duke nisur hetimet për ngjarjen që fatmirësisht nuk pati të lënduar.

Mbetet për t’u sqaruar nga grupi hetimor nëse kemi të bëjmë me një paralajmërim për Benard Sinomatajn, nëse kemi të bëjmë me një mesazh.

Pritet verifikimi i pamjeve të kamerave të sigurisë lidhur me momentin kur është vendosur eksplozivi për të shkuar te gjurmët e autorëve./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!