Një sasi eksplozivi ka shpërthyer në orën 01: 30 të mëngjesit të së shtunës, në banesën Kreshnik Mihaj në Shkozë. Policia bën të ditur se nga shpërthimi, ka patur vetëm dëmtime të vogla material, por fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar.
Për këtë ngjarje u shoqëruan disa shtetas në komisariatin nr.1 te policisë dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit apo autorëve që vendosën ekspoziv në banesën e 29 vjeçcarit. Gjithashtu, Mihaj ka deklaruar në polici se nuk ka konflike me persona te tjerë, ndërsa kishte pak kohë që ishte kther nga emigrimi./abcnews.al