Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ekspertja: Pse Britania nuk do të përballet me një valë të tretë koronavirusi si Evropa

schedule16:43 - 2 Prill, 2021

schedule 16:43 - 2 Prill, 2021

Britania e Madhe me shumë mundësi nuk do të ketë një valë të tretë të koronavirusit, si ajo që ka përfshirë momentalisht Evropën. Ky është parashikimi që ka bërë një eksperte e shëndetit publik në vend.

Profesoresha e Universitetit të Edinburgh-ut Linda Bauld pret që programi i avancuar i vaksinimit dhe pranvera që po vjen të ndihmojnë në vendosjen nën kontroll të virusit. Varianti i Kent-it, që futi Anglinë në krizë gjatë Krishtlindjeve dhe dyfishoi bilancin e vdekjeve në të gjithë vendin në dy muaj, është tashmë duke u përhapur shpejt nëpër kontinent.

Kryeministri Boris Johnson i ka paralajmëruar që britanikët që të jenë të përgatitur për ardhjen e valës së Evropës në Britani e për këtë arsye nuk ka shpjetuar me lehtësimin e masave.

Por Bauld u shpreh se Britania është “në një pozicion shumë të ndryshëm” dhe se është e mbrojtur nga çdo rritje e rasteve. Sipas saj, mbrojtja vjen nga vaksinimi masiv i popullsisë me vaksina që kanë provuar të shpëtojnë jetë dhe të parandalojnë infektimin. sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!