Gati një muaj pasi pushtoi Ukrainën, nuk është e qartë se cilat janë objektivat aktuale ushtarake të Rusisë, sipas një deklaratë të një eksperte të luftës, shkruan BBC
Dr Ruth Deyermond, nga Kings College në Londër, tha për programin World at One të BBC Radio 4 se është e qartë se synimet fillestare të Rusisë, të shprehura nga Presidenti Vladimir Putin dhe persona të tjerë në administratën e tij nuk janë përmbushur dhe as nuk mund të përmbushen tani.
Sipas ekspertes, krijimi i një ure tokësore midis Rusisë dhe rajonit jugor të Krimesë të Ukrainës ishte fokusi parësor i ushtrisë ruse. Megjithatë, Deyermond tha se vlerësimi nga Ministria e Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar dhe analistë të tjerë është se Rusia ende duhet të përpiqet të sulmojë kryeqytetin Kiev dhe të rrëzojë qeverinë.
/abcnews.al