Ekspertja e ekonomisë flet për Konferencën e Donatorëve: 800 milion euro janë kredi që rëndojnë borxhin publik të Shqipërisë

23:13 | 21/02/202023:130

Suzana Guxholli eksperte e ekonomisë, ka qenë e ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin Provokacija me gazetarin Mustafa Nano.

Si eksperte e ekonomisë, Guxholli foli për shumën e mbledhur nga shqipëria në Konferencën e Donatorëve në Bruksel.

Sipas Guxhollit, donacionet janë diku të 300 milion euro, ndërsa rreth 800 milion euro janë kredi, janë borxhe që duhet të kthehen përsëri, si i tillë ky borxh, rëndon borxhin publik, i cili mendohet se është diku te 70% të PPB. Duke rritur borxhet shteti shkon në falimentim, theksoi Guxholli.

Pjesë nga biseda në studio:

Mustafa Nano: Diskutimi që po bëhet mbi rezaultatet e Konferencës së Kreditorëve dhe Donatorëve, ju shokoi lajmi?

Suzana Guxholli: Po sepse e dëgjova nga ju, nga media që 1.15 miliardë euro është për ne një shifër e madhe. U shokova si fillim se u tha se u dhanë si donacion, pra si dhurim. Mendova se na i dhuruan.

Mustafa Nano: Pastaj fillova të shoh detajet rreth këtij donacioni, pastaj doli që ishte se diku te 20 % ishte donacion grant, dhe pak më pak se 80 % ishte kredi.

Donacionet jan para cash që i merr dhe mund ti përdorësh si të duash. Ato që i janë dhënë shqipërisë nuk është ndonjë sasi e madhe. Në 300 e ca milionë euro i janë dhënë shqipërisë grante dhe donacione. Diferenca mes të dyjave është se donacionet janë dhurime, kur falet dicka ndërsa granti jepet kundrejt projektit. Grantet i jepen projekteve bindëse se ato vlejnë kundrejt disa kushteve të caktuara.

Mustafa Nano: Qeveria i ka projektet?

Suzana Guxholli: Në njëfarë mënyre ato grante të cilat janë të lidhura vetëm me rindërtimin e godinave të dëmtuara e knaë një destinacion. Qeveria thotë se e ka programin dhe se e ka bërë projektin e rindërtimit por ne si shqiptarë dhe qeveria nuk ka eksperiencë të mirë në këtë drejtim. Janë fondet e Berlinit në Konferencën e Poznanit qeveria shqiptare ishte e vetmja që doli pa asnjë para pa asnjë projekt. Po kështu  edhe në Berlin, po kështu në fondet që ofronte përpara disa kohësh qeveria kineze kundrejt projekteve. Ne lëmë fonde të BE pa i shfrytëzuar, ne lëmë para të buxhetit pa i shfrytëzuar.

Mustafa Nano: Nuk kemi fuqi të bëjmë projekte?

Suzana Guxholli: Nuk kemi kapacitetet e duhura. Kërkohen njerëz të kualifikuar sepse është një zanat më vete që ka rregulla dhe mendësi të caktuara. Nuk duan të merren me projekte sepse nuk janë aq fitimprurëse në konceptin individual. Janë shumë përfituese për vendin, kuptohet por si duket nuk i gjejnë si shumë përfituese dhe nuk merret njeri me projekte, nuk i kushton njeri vëmendje. Pra nuk kemi një histori pozitive në këtë drejtim.

Ky fond shyqyr që erdhi dhe qeveria duhet ta marrë pozitivisht dhe duhet të mobilizohet dhe të bëjë plane afatgjata në këtë drejtim. Nga ajo që kam kuptuar  nga biseda të ndryshme që janë bërë nëpër studio televizive këto ditë, janë shumë të entuzizmuar dhe vazhdojnë ti mëshojnë aspektit viziv. Transparenca në përdorimin e këtyre fondeve është një kusht i madh. Është përgatitur një draft nga institucionet botërore të cilat përcaktojnë një sërë kushtesh që duhet të plotësohen. Për sa i përket 800 milion euro kredi është një borxh që duhet paguar nga ne. Kredi është një borxh i cili do të hyjë në borxhin publik dhe që të frenon për ta pranuar. Po u vu gjithcka në borxh kalohet pastaj në falimentim.

Mustafa Nano: Niveli i borxhit publik në shqipëri është në nivele të frikshme apo i pranueshëm?

Suzana Guxholli: Për standartet ndërkombëtare por edhe për standartet e kësaj qeverie, se kur erdhi në pushtet në vitin 2013 i faturonte qeverisë për të cilën kam punuar unë, 500 milion, që ishin borxhe të papaguara kompanive, e konsideronin borxh të madh dhe e konsideronin Shqipërinë në prag famlimentimi. Tani kjo qeveri ka 600 milion përtej borxhit publik të deklaruar, ata thonë se është nën 70% të PPB. FMN dhe Banka botërore thekson se borxhi zyrtar i deklaruar nuk përfshin PPP-të, nuk përfshin detyrimet e qeverisë ndaj biznesit fatura të papaguara në kohë, nuk përfshin gjyqet e humbura në gjykatat ndërkombëtare nga qeveria, nuk përfshi borxhin e privatit, pra shtimi i këtij borxhi me 800 milion euro nga konferenca, edhe sikur me 0 interes të na i japin, përsëri është një borxh. Ndaj qeveria duhet të mendojë seriozisht./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono