Eksperti zgjedhor i LSI-së, Muharrem Cakaj nga studio e Abc News është shprehur se tashmë pas tërheqjes nga propozimi i parë më në fund duket se tashmë mazhoranca do e pranojë propozimin e radhës nga opozita.
Në fjalën e tij Cakaj, thekson se propozimi i Opozitës në lidhje me riformatimin e KQZ-së në të dy rastet nuk e përjashtonte Kuvendin nga vendimmarrja.
Sipas ekspertit tashmë negociatat mes palëve janë shumë afër dhe pritet thjesht nënshkrimi i marrëveshjes.
“Ne kemi bërë një propozim tjetër në lidhje me riformatimin e KQZ-së. Ajo që ne kemi propozuar është se cili organ dhe institucion do të bëjë verifikimin dhe përzgjedhjen e tyre pasi plotësojnë të gjithë kriteret ligjore, dhe në ripropozimin e berë nga opozita dhe i ari dhe i një dite më parë Kuvendit të Shqipërisë nuk i hiqet roli vendimmarrës. Unë besoj se negociatat më të vështira kanë kaluar dhe tematika e Këshillit Politik në draft është zbardhur më shumë e shikoj si një kaprico të mazhorancës ne kemi qenë konstruktiv kemi qenë gjithë kohën në tryezë dhe kemi zbatuar të gjithë rekomandimet e OSBE ODIHR dhe duam që tu garantojmë shqiptarëve zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Dje Parlamenti Evropian ka rikonfirmuar 15 kushtet për Shqipërinë dhe mes tyre është dhe krimi ligjor. Ne kemi besimin e plotë se ky krim zgjedhor një ditë do të ndërshkohet. Nga ana tjetër ajo që ne jemi përpjekur dhe kemi arritur me këtë reformë është se u kemi dhënë shqiptarëve garancitë minimale, ku vota e tyre do të jetë e lirë, e garantuar dhe vetjake, pastaj është vullneti i qytetarit dhe është ai që bën kontratën e katër viteve të ardhshme. Nëse do të ketë sërish një refuzim nga mazhoranca atëherë vihet në pikëpyetje edhe dakortësia e arritur më 5 qershor nën vëmendjen e ndërkombëtarëve”, është shprehur eksperti. /abcnews.al