Eksperti: Ka një zhvlerësim të euros, çmimet e pronave do të rriten

schedule14:19 - 24 Maj, 2023

schedule 14:19 - 24 Maj, 2023

Eksperti i tregut të pasurive të paluajtshme, Reinaldo Pipiria deklaroi se në vend po zhlerësohet monedha euro, çka sipas tij, tregon se ka një sasi të mjaftushme parash në treg.

Në emisionin “Sheshi i dollarit” në ABC News, Pipiria u shpreh se kjo mund të ndikojë në rritjen e mëtejshme të çmimit të pronave.

Megjithatë, Pipiria sugjeron se në treg nuk duhet të ketë më rritje dyshifrore.

“Të gjitha të dhënat që kemi që nga 2022, kjo edhe për shkak të sezonit politik që kemi kaluar në Shqipëri, në 3 mujorin e parë dhe këto 2 muajt e fundit, nuk kemi parë një reflektim, një presion rritës të çmimeve, tregu ka qenë duke performuar, jemi në të njëjtat nivele që ishim në fundin e 2022. Shikojmë që ka një zhvlerësim të euros, kjo do të thotë që ka një sasi të mjaftueshme parash në treg, i cili në të ardhmen mudn të ushtrojë një presion që çmimet të vazhdojnë të rriten edhe pak.

Në të njëjtën kohë, si në fillim të 2023, ne kemi këshilluar të gjitha operatorët dhe aktorët në treg, që nuk duhet të jemi shumë euforik kur vendosim të listojmë pronat tona. Ne mendojmë që nuk ka më vend për një rritje dyshifrore në tregun e pasurive të paluejtshme, madje sugjerojmë shumë që duhet të ketrë një stabilizim të çmimeve, një korrigjim të çmimeve. Ne i sugjerojmë tregut që do duhet të ndalojë rritjen dyshifrore të çmimeve”, theksoi ai./abcnews.al