Eksperti i sigurisë: Grupi që vrau policin në Kosovë është trajnuar nga pjesëtarët e Ushtrisë Speciale Ruse

schedule17:34 - 25 Shtator, 2023

schedule 17:34 - 25 Shtator, 2023

KOSOVË- Përplasjet e djeshme me armë zjarri në pjesën e veriut të Kosovës ka ngritur në këmbë edhe vendet perëndimore. Ata kanë dënuar aktin e vrasjes së Policit të Kosovës, ndërsa u kanë bërë thirrje palëve për qetësim të situatës.

Drizan Shala, ekspert për çështjet e sigurisë, tha në ABC News  se grupi që ka ekzekutoi policin ka qëndruar në Kosovë, prej vitit 2021.

“Grupi i supozuar që është rreth 30 persona, me uniformë dhe të përgatitur të caktuara ushtarake dhe policore, në territorin e Kosovës kanë qëndruar prej 2021-2023, dhe në intervale kanë kryer aksione të caktuara në drejtim të rendit të sigurisë”, tha ai.

Ai tha se ky grup është në listën e zezë të SHBA, pasi ka të dhëna që qëndrojnë edhe pas sulmeve të 28 majit të këtij viti ku si pasojë e përplasjeve në veri u lënduan disa pjesëtarë të KFOR.

“Mund të thuhet se ky grup është pas sulmit të 28 majit të 2023 ku patëm mbi 40 pjesëtarët të KFOR të lënduar nga aktivitetit i këtij grupi.  Ky grup është përdorur për shantazh dhe kërcënim ndaj institucioneve të Kosovës”, tha ai.

Gjatë intervistës në “News Line”, eksperti Shala shtoi se grupi në fjalë është trajnuar dhe përgatitur nga pjesëtarë të ushtrisë speciale të Rusisë.

“Të gjithë pjesëtarët e këtij grupi kanë pasur trajnim të specializuara nga pjesëtarët e ushtrisë speciale ruse”, tha ai./ abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!