Eksperti i huaj: Kosova iu bashkua Kinës e Bangladeshit kur ndaloi prodhimin e kriptovalutave

schedule10:54 - 12 Janar, 2022

schedule 10:54 - 12 Janar, 2022

Vendimi i Qeverisë së Kosovës për ndalimin e prodhimit të kriptovalutave ka bërë bujë në të gjithë botën dhe ka zënë faqet e mediave më të mëdha botërore si lajm.

Lidhur me një vendim të tillë ka reaguar, Graham Cluley, një ekspert i sigurisë kibernetike. Ai ka thënë se me një vendim të tillë, Kosova i është bashkuar Kinës, Algjerisë, Bangladeshit e shumë vendeve të tjera që kanë ndaluar procesin e emëruar si “mining”.

“Kosova i bashkohet Kinës, Algjerisë, Bangladeshit, Egjiptit, Irakut, Marokut, Katarit, Tunizisë, etj duke ndaluar prodhimin e kriptovalutave”, ka shkruar ai.

Cluley tutje ka ironizuar duke thënë se sa kohë do të duhet që këto shtete të ndalojnë edhe antivirusët “Norton 360” dhe “Avira”.

“Sa gjatë do të shkojë deri kur këto vende të ndalojnë gjithashtu edhe Norton 360 dhe Avira”, ka përfunduar Cluley, i cili ka një numër shumë të madh ndjekësish në “twitter”./Express

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!