Eksperti i energjisë: Bota ka gjashtë muaj kohë për të shmangur krizën e klimës

schedule14:38 - 18 Qershor, 2020

schedule 14:38 - 18 Qershor, 2020

Bota ka vetëm gjashtë muaj kohë në të cilën mund të ndryshojë rrjedhën e krizës klimatike dhe të parandalojë bllokimet nga emetimet e gazrave serë që mund të hedhin poshtë të gjitha  përpjekjet për të ndaluar katastrofën e klimës, ka paralajmëruar një nga ekspertët më të mëdhenj të energjisë në botë, shkruan The Guardian.

“Ky vit është mundësia e fundit që kemi, ” tha Fatih Birol, drejtor ekzekutiv i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë.

Qeveritë po planifikojnë të shpenzojnë  9 trilion dollarë në muajt e ardhshëm për të shpëtuar ekonomitë e tyre nga kriza e koronavirusit, sipas llogarive të IEA. Paketat stimuluese të krijuara këtë vit do të përcaktojnë formën e ekonomisë globale për tre vitet e ardhshme, sipas Birol.

“Tre vitet e ardhshme do të përcaktojnë rrjedhën e 30 viteve dhe më gjerë,”  tha Birol për The Guardian. “Nëse ne nuk ndërrmarim asnjë veprim me siguri do të shohim një rikthim të emetimeve. Nëse emetimet zmbrapsen, do të jetë shumë e vështirë të shihet se si ato do të ulen në të ardhmen. Kjo është arsyeja pse ne po nxisim qeveritë të zhvillojnë plane të qëndrueshme të rimëkëmbjes. ”

Emetimet e dioksidit të karbonit janë ulur me një mesatare globale prej 17% në prill , në krahasim me vitin e kaluar, por që atëherë janë rritur përsëri në rreth 5% të niveleve të vitit të kaluar, raporton abcnews.al

Në një raport të botuar të enjten, IEA – standardi më i lartë në botë për analizën e energjisë  përcaktoi projektin e parë global për përmirësim e klimës duke u përqendruar në reformat për gjenerimin dhe konsumin e energjisë. Energjia e erës dhe ajo diellore duhet të jenë  fokusi kryesor, krahas përmirësimeve të efikasitetit të energjisë në ndërtesa dhe industri dhe modernizimin e rrjeteve të energjisë elektrike.

Krijimi i vendeve të punës duhet të jetë përparësia për vendet ku miliona njerëz kanë ngelur të papunë nga pandemia Covid-19. Analiza e IEA tregon se synimi i vendeve të gjelbërta – siç janë vendosja e paneleve diellore dhe ndërtimi i turbinave me erë është më efektive sesa shpenzimi i   parave për ekonominë e karbonit,raporton abcnews.al

 

 

Sam Fankhauser, drejtori ekzekutiv i Institutit të Kërkimeve Grantham për ndryshimin e klimës në Shkollën e Ekonomisë në Londër, i cili nuk ishte i përfshirë në raport, paralajmëroi që qeveritë nuk duhet të përpiqen të “ruajnë vendet e punës ekzistuese” përmes skemave  dhe përpjekjeve të tjera për t’i mbajtur njerëzit në punë, por të sigurojë rikualifikimin dhe mundësi të tjera që njerëzit të “lëvizin në punët e së ardhmes”.

Thirrjet për një përmirësim të klimës globalisht tani kanë ardhur nga ekspertë , ekonomistë , profesionistë të shëndetit , edukatorë, fushata klimatike dhe politikanë. Ndërsa disa qeveri janë gati të ndërmarrin veprime – për shembull, BE është zotuar të realizojë marrëveshjen e saj të gjelbër europiane,  paratë e shpenzuara deri më tani kanë tendencë të mbështesin ekonominë e karbonit, raporton abcnews.al

Të paktën 33bilion dollarë do të shpenzohen për linjat ajrore, sipas grupit të fushatave të Transportit dhe Mjedisit. Sipas kompanisë analistike Bloomberg New Energy Financave , më shumë se gjysmë trilion dollarë në të gjithë botën – 509bilion dollarë  do të shpenzohen në industri me karbon të lartë.

Rreth 12.3 miliardë dollarë u investuan drejt industrive të karbonit të ulët, dhe një shtesë prej 18.5 bilion dollarësh u investuan tnë industri me karbon të lartë me kusht që të arrihen objektivat klimatikë, raporton abcnews.al

Në këstin e parë të shpenzimeve, qeveritë “kishin një justifikim” për dështimin në industrinë e karbonit, tha Birol, sepse ata po reagonin ndaj një krize të papritur dhe të panjohur. “Planet e para të rimëkëmbjes kishin me shumë si qëllim krijimin e  mureve vëzhguese  rreth ekonomisë,” shpjegoi ai.

Por qeveritë ende po synonin investimet e karbonit të lartë, paralajmëroi Birol. Ai tregoi për hulumtimin e IEA që tregon se deri në fund të majit shuma e investuar në termocentrale me qymyr në Azi ishte rritur në krahasim me vitin e kaluar. “Tashmë ka shenja të një rikthimi të emetimeve,” tha ai.

Fushata për mbrojtjen e klimës u ka bërë thirrje ministrave që të studiojnë raportin e IEA dhe të përcaktojnë planet e rimëkëmbjes së gjelbër. Jamie Peter, drejtoreshë e fushatave” Friends of the Earth”  tha: «Një botë pas Covid duhet të jetë e drejtë dhe do të jetë e drejtë vetëm nëse qeveria i jep përparësi shëndetit, mirëqenies dhe jep mundësi për të gjitha pjesët e shoqërisë, raporton abcnews.al

Vënia në veprim e rekomandimeve të IEA do të nxiste ekonominë, shtoi Rosie Rogers, kreu i rimëkëmbjes së gjelbër në Greenpeace në Mbretërinë e Bashkuar.

Investitorët ishin gjithashtu të gatshëm të investonin  paratë e sektorit privat për klimën krahas shpenzimeve të stimulit qeveritar, tha Stephanie Pfeifer, shefi ekzekutiv i Grupit Institucional të Investitorëve për Ndryshimin e Klimës, “IEA ka treguar se është ekonomikisht i gatshëm. Investitorët janë plotësisht të angazhuar për të dhënë kontributin e tyre në këtë proces. “/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!