Luke Coffey, një bashkëpuntor i lartë në Institutin Hudson dhe analist me përvojë sai përket sigurisë dhe politikës së jashtme ka shkruar lidhur me ngjarjet e fundit në veri të Kosovës.
Coffey thotë se dhuna që shpërtheu në veri të Kosovës më 29 maj, prodhoi trupa të NATO-s të lënduar, Kosovën e ka dobësuar dhe komunitetin transatlatnik e ka ndarë.
Sipas tij, nga ajo që ka ndodhur në veri të vendit, Serbia është trimëruar dhe Rusia është fuqizuar.
“Përleshjet lanë trupat e NATO-s të plagosur, Serbia u trimërua, Kosova u dobësua, Rusia u fuqizua dhe komuniteti transatlantik u nda”, shkroi Coffey.
Clashes in northern Kosovo last week left @NATO troops injured, Serbia emboldened, Kosovo weakened, #Russia empowered, and the transatlantic community divided. @LukeDCoffey reminds readers why the Balkans are important to stability in Europe.https://t.co/cHDKWqEzjG
— Hudson Institute (@HudsonInstitute) June 10, 2023