Eksperti amerikan kundër paktit Kosovë-Serbi: Mashtrim fushate që dështoi

schedule15:07 - 13 Shtator, 2020

schedule 15:07 - 13 Shtator, 2020

Eksperti amerikan për çështjen e Ballkanit, Daniel Serwer, mes shumë defekteve të marrëveshjes së arritur në Washington midis Kosovës dhe Serbisë, tha se ajo nuk mundëson as fillim të normalizimit ekonomik.

Ky dokument vetëm kërkon zbatimin e disa marrëveshjeve ekzistuese të transportit dhe harmonizimin e Prishtinës dhe Beogradit me politikën e Shteteve të Bashkuara për kontrollimin e aeroportit, Hezbollahun, Jerusalemin dhe disa gjëra të tjera”, ka thënë ai për Koha.net. Ai dyshon se palët do të arrijnë të përfitojnë diçka nga zotimet e dhëna.

Do të shikoja bisedimet e sponsorizuara nga Bashkimi Evropian për rezultate më serioze. Takimi në Washington ishte një mashtrim fushate i cili dështoi”, shton Serwer, i cili dy ditë para nënshkrimit të marrëveshjes kishte parashikuar që aty të diskutohet edhe për Liqenin e Ujmanit.

Kjo pikë kishte prodhuar tensione dhe përplasje brenda delegacionit kosovar. Aleanca për Ardhmërinë ishte irrituar me deklaratat e kryeministrit Hoti, i cili kishte thënë se nuk ka pasur kontestuese sa i përket çështjes rreth Liqenit të Ujmanit./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!