Eksperti amerikan: Festat e mëdha nuk janë të sigurta as për personat e vaksinuar

schedule08:37 - 23 Dhjetor, 2021

schedule 08:37 - 23 Dhjetor, 2021

Grumbullimet mbi 40 persona nuk konsiderohen të sigurta edhe për ata që janë vaksinuar, madje edhe për ata që kanë marrë dozën përforcuese, paralajmëroi epidemiologu kryesor amerikan Anthony Fauci.

“Ka shumë party me 30, 40, 50 veta, ku nuk e di historinë e vaksinimit të të gjithëve. Këto janë ngjarje të llojit që ju nuk duhet të merrni pjesë, në kontekstin e variantit (Omicron)” u tha Fauci gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.

Rastet në Shtetet e Bashkuara u rritën me 25% krahasuar me javën e kaluar, duke arritur në 149,300 mesatarisht në ditë, tha drejtori i Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) Rosell Wallenski.

Vlerësohet se 73% e rasteve në SHBA janë për shkak të Omicron. Kjo përqindje madje arrin 90% në disa zona. “Kjo rritje në raport me Omicron është ajo që ne prisnim dhe po përgatiteshim” tha ai./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!