Eksperti amerikan: 5 veprime që ndihmojnë në parandalimin e Covid-19

schedule12:10 - 30 Korrik, 2020

schedule 12:10 - 30 Korrik, 2020

Anthony Fauci, eksperti i sëmundjeve infektive në Shtetet e Bashkuara të Amerikës tha se 5 veprime do të ndihmonin në parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

1.Përdorimi i maskave

2.Shmangia e turmave

3. Distancimi fizik të paktën deri në 1 metër

4.Larja e shpeshtë e duarve

5.Shmangia e bareve dhe e vendeve të mbyllura

Fauci tha se në SHBA, situata më kritike mbetet në disa shtete, kryesisht Florida e Arizona, që po përjetojnë një rritje të frikshme të shifrave të të prekurve.

“Por nëse nuk arrijmë të respektojmë këto 5 rregulla bazë, do të shohim përkeqësim të situatës në javët në vijim edhe në ato shtete që kanë arritur ta kenë nën kontroll koronavirusin”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!