Ekspertët zbulojnë se në cilën moshë është e sigurt për një fëmijë të përdorë celularin

schedule20:58 - 2 Shkurt, 2023

schedule 20:58 - 2 Shkurt, 2023

Fakti është se fëmijët sot po përdorin një telefon në një moshë të vogël, prandaj edhe pyetja “kur do të më blesh një telefon” vjen shumë shpejt. Edhe pse ka avantazhe të shumta, shumë prindër shpesh pyesin se kur është koha e duhur për t’ia dhënë atë një fëmije ose kur është e sigurt për ta pasur atë.

Rezultatet e hulumtimit tregojnë se vetëm një për qind e fëmijëve nën moshën pesë vjeç kanë telefonin e tyre. Megjithatë, në momentin që një fëmijë e merr atë, ju rrezikoni të hapni një kuti të Pandorës me përdorues keqdashës.

Ekspertët e sigurisë në internet paralajmërojnë se prindërit duhet të sigurohen gjithmonë se fëmijët e tyre janë të aftë për mënyrën e përdorimit të internetit përpara se t’u japin një smartphone.

Duke qenë se janë shumë të vegjël për të ditur se si të përdorin telefonin dhe çfarë përmbajtje është e përshtatshme për ta, ekspertët thonë se është më mirë të blini një celular për fëmijë nga mosha tetë deri në njëmbëdhjetë vjeç, por nëse fëmija nuk ka nevojë për një telefon, përpiquni ta shtyni atë vendim sa më shumë që të jetë e mundur.

Një gjë tjetër që ata paralajmërojnë është, mos i blini fëmijës një telefon të shtrenjtë dhe të ri, para së gjithash sepse fëmijët nuk dinë t’i mbajnë gjërat si të rriturit, mund të ndodhë që t’i thyejnë ose t’i humbasin. Gjëja e dytë është shumë më e rëndësishme, gjërat e shtrenjta janë një objektiv ideal për vjedhje.

Më e rëndësishmja, theksojnë ata, është që fëmija të mësojë si të përdorë në mënyrë të sigurt telefonin, veçanërisht internetin dhe rrjetet sociale.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!