Ekspertët vlerësojnë dëmet, urgjenca zhvendoset në hyrje të spitalit të Durrësit

schedule15:21 - 28 Nëntor, 2019

schedule 15:21 - 28 Nëntor, 2019

15 ekspertë kanë verifikuar dëmet në godinën e spitalit të Durrësit, pas tërmetit 5.1 të shkallës rihter të rënë mesditën e sotme. Ata kanë konstatuar se godina nuk ka dëmtimë në strukturë, por vetëm dëme sipërfaqësore.

Gazetarja Ajgena Korbi raporton se urgjenca vazhdon punën, pavarësisht krisjeve. Ajo është zhvendosur në hyrjen kryesore.

Më herët ministrja Manastirliu ka deklaruar nga spitali i Durrësit se nuk ka vend për panik. Ajo tha se aktualisht të gjithë shërbimet po funksionojnë normalisht, ndërsa rastet e paraqitura në urgjencë si pasojë e tërmetit të fundit janë raste paniku që po përballohen nga ky  spital./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!