Ekspertët propozojnë ndryshime në Kushtetutën e Kosovës

schedule18:17 - 9 Prill, 2019

schedule 18:17 - 9 Prill, 2019

Në përvjetorin e 11-të të themelimit të Kushtetutës së Kosovës, njohës të çështjeve kushtetuese kërkojnë që të bëhen ndryshime. Madje disa prej tyre shprehin keqardhje se gjatë kësaj kohe kjo kushtetutë është shkelur disa herë.

Në shënimin e 11 vjetorit të themelimit të Kushtetutës së Kosovës, njohës të çështjeve kushtetuese thonë se ajo duhet të pësojë ndryshime. Profesori Riza Smaka, i cili ishte edhe anëtar i komisionit për hartimin e kësaj kushtetute, thotë se në të ka mangësi dhe kufizime.

Ai shpreh keqardhje që kjo Kushtetutë për 11 vjet u shkel shumë herë. Por për ministrin e Drejtësisë Abelard Tahiri procesi i ndryshimeve kushtetuese nuk është i lehtë për tu arritur.

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett, në Ditën e Kushtetutës ka uruar ata që punojnë për të zhvilluar Kosovën si vend të lirë e demokratik për të gjithë qytetarët.

Për nder të kësaj dite mbrëmë ministria e Drejtësisë ka organizuar pritje solemne. Krerët e shtetit kanë premtuar se do ta respektojnë në përpikëri Kushtetutën e vendit. 11 vjet më parë, dy muaj pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, është ratifikuar Kushtetuta e Kosovës në Kuvend, e cila hyri në fuqi më 15 qershor të vitit 2008./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!