Ekspertët në Izrael rekomandojnë dozë të katërt vaksine për të gjithë personat mbi 18 vjeç

schedule16:46 - 25 Janar, 2022

schedule 16:46 - 25 Janar, 2022

Doza e katërt e vaksinës duhet të merret nga të gjithë të rriturit mbi 18-vjeç që kanë marrë dozën e tretë ose janë shëruar nga COVID të paktën 5 muaj më parë. Ky është rekomandimi i komitetit që këshillon qeverinë izraelite për procesin e vaksinimit.

Ministria izraelite e shëndetësisë njoftoi të martën zbatimin e kësaj mase që sipas saj do të rrisë ndjeshëm përqindjen e popullsisë që mund të vaksinohet me dozën e katërt të vaksinës, e cila deri më tani ka qenë kufizuar vetëm për ata mbi 60-vjeç dhe personat me sëmundje të tjera.

Ende nuk dihet se kur do të nisë të vihet në zbatim ky vendim. Ministria nënvizoi se rekomandimi bazohej në gjetjet se ata që kishin marrë një dozë të katërt vaksine kundër COVID, ishin 3-5 herë më të mbrojtur nga sëmundjet e rënda dhe dy herë me të mbrojtur nga infeksioni se ata që kanë marrë vetëm tre doza. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!