Nga Erblina Mile
Qytetarët shqiptarë po përballen me çmime rekord të karburanteve të cilat kanë arritur në afro 200 lekë për litër. Ekspertët sqarojnë se ndikim në krijimin e çmimit përfundimtar kanë dhënë ndryshimi i taksave, pasi gjatë këtij vitit është vendosur indeksim i akcizës si dhe luhatjet e çmimeve në tregjet ndërkombëtare.
“Për herë të parë nga 1 janari 2022 u bë indeksimi i inflacionit në në akcizë që sa herë që rritet inflacioni kjo do të reflektohet te rritja e akcizës. Rritja me 8 lekë e fundit erdhi si pasojë e rritjes së akcizës. Ndërsa aspekti i dytë është me luhatjet në bursë.”
Sipas ekspertit Eduard Gjokutaj ,shtrenjtimi i karburanteve pritet të ndikojë direkt në ecurinë e ekonomisë e cila ende nuk është rimëkëmbur pas tërmetit dhe pandemisë.
“Efekti i karburanteve ndikon direkt në koston e jetesës dhe efekti zinxhirë që prodhon rritja e krizave. Kjo ndikon ë buxhetin e qeverisë se rrit të ardhurat, por ndikon në xhepin e qytetarëve.”
Për të mos lejuar abuzimet ekspertët i kërkojnë institucioneve që të reagojnë dhe të bëjnë detyrën .
Pritshmëritë sipas institucioneve janë që kriza e çmimeve të vijoj deri në mesin e vitit 2022. Por ekspertët sqarojnë se një situatë e tillë mund të zgjasë edhe më shumë.
Taksat në një litër naftë në vend arrijnë në mbi 110 lekë për litër ,ndërkohë që qeveria ka deklaruar se nuk ka asnjë plan për të rishikuar këto taksa. /abcnews.al