Ekspertët e “politikës”, si u shkrinë mjekët me qeverinë

schedule19:23 - 4 Mars, 2021

schedule 19:23 - 4 Mars, 2021

Në një vit pandemi kryeministri është kujdesur që të mos mbajë mbi shpatulla asnjë vendim për karantinën apo lirimin e masave anti-Covid. Ai ka thënë se vendimet i merr Komiteti Teknik i Ekspertëve.

Përbërja e këtij Komiteti u tregua vetëm pas presionit publik se kush ishin ekspertët që merrnin vendime për të gjithë.

Që nga ajo kohë, por edhe tani, pyetja nëse vendimet janë teknike apo politike ka ngelur një lloj e fortë.

Zhvillimet e fundit pak përpara zgjedhjeve thellojnë akoma këto dyshime, për të parë se kush i merr vërtetë vendimet dhe sa të pavarur janë ata.

Komiteti drejtohet nga Mira Rakacolli, zv.min e Shëndetësisë, e cila është emëruar nga kryeministri dhe që u shfaq në kulm të pandemisë duke marrë pjesë në takime elektorale të Partisë Socialiste.

Eugena Tomnini nga ISHP, pranoi të bëhej zëvendësministre e kësaj qeverie, të cilës presupozohet t’i japë këshilla teknike.

Shefja e Infektivit, Najada Çomo, një prej anëtareve të komitetit, pranoi këtë të enjte të kandidojë për deputete, duke lënë pacientët për partinë.

Mes ekspertëve që duhet të ishin teknikë janë edhe Skënder Brataj, drejtor i Urgjencës dhe Albana Fico drejtore e institutit të shëndetit publik. Të dy të emëruar në ato poste nga qeveria.

Në këtë listë, dy janë njerëzit që edhe nuk e kanë grisur kostumin e ekspertit teknik: mjekët e QSUT-së, Andi Koraqi dhe Gjeorgjina Kuli.

Por në daljet e fundit publike të komitetit, ata thuajse nuk janë shfaqur.

Ndërsa mjeku tjetër, Tritan Kalo, braktisi këtë të enjte Komitetin e Ekspertëve, ku nuk merrte pjesë prej kohësh, dhe mes akuzash se vendimet i merr politika, dhe jo teknikët, të cilët i cilëson si të gërshetuar gjithnjë e më shumë me qeverinë.

Komiteti Teknik i Ekspertëve

  1. Mira Rakacolli  Ministre Shëndetësie, emëruar nga qeveria
  2. Eugena Tomnini Ministre Shëndetësie, emëruar nga qeveria
  3. Najada Çomo Shefe e Infektivit, kandidate e PS për deputete
  4. Skënder Brataj               Drejtor i Urgjencës, emëruar nga ministria
  5. Albana Fico Drejtore e ISHP, emëruar nga qeveria
  6. Silva Bino Specialiste e ISHP
  7. Tritan Kalo Mjek i QSUT (larguar)
  8. Andi Koraqi                 Mjek i QSUT
  9. Gjeorgjina Kuli Mjek i QSUT/abcnews.al/