Eksodi masiv i ukrainasve që prej filimit të luftës me Rusinë, shkon në 1,7 milionë numri i refugjatëve

schedule16:01 - 7 Mars, 2022

schedule 16:01 - 7 Mars, 2022

Më shumë se 1.7 milionë ukrainas kanë braktisur shtëpitë e tyre që prej fillimit të luftës me Rusinë, më 24 shkurt të këtij viti. Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët njofton se ukrainasit janë dyndur drejt vendeve të Evropës qendrore, që prej pushtimit të vendit nga Rusia.

Polonia, e cila ka komunitetin më të madh ukrainas në rajon ka pranuar më shumë se 1 milion refugjatë ukrainas që nga fillimi i konfliktit.

Gjithsej 1,735,068 civilë deri më tani kanë kaluar kufirin në Evropën Qendrore, shumica prej tyre gra dhe fëmijë, ndërsa burrat kanë qëndruar në Ukrainë për të luftuar.

Më herët sot, Bashkimi Evropian paralajmëroi se numri i refugjatëve mund të shkojë deri në 5 milionë, nëse sulmi i Rusisë vazhdon./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!