ABC News ka zbuluar ekskluzivisht se shënjestra dhe personi që ka mbetur i plagosur në atentatin me tritol mbrëmjen e sotme në Tiranë është Preng Gjini.
Gazetari Artan Hoxha mëson se Preng Gjini është vëllai i Armando (Tonin) Gjinit, ish-ushtari i Met Kananit që u ekzekutua në Rrëshen.
I plagosuri është nxjerrë nga makina dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës./ Abcnews.al

