Xhavit Haliti, nënkryetar i PDK-së flet për herë të parë pas valës së arrestimeve të liderëve politikë të Kosovës. Ai shprehet për “ABC” se pret të intervistohet nga Gjykata Speciale, por nuk i është caktuar datë. Mohon zërat për përfshirje në vrasjen e kolonel Ahmet Krasniqit, në vitin 1998 në Tiranë dhe thotë se i ka kërkuar prokurorisë së Shqipërisë në vitin 2014, të hapë hetimet.
Pjesë nga intervista
Ju jeni thirrur për t’u intervistuar nga gjykata Speciale?
Unë nuk jam intervistuar nga gjykata Speciale dhe pres që të intervistohem.
A ju është caktuar një kohë?
Jo, jo!
Emri juaj është përfolur në lidhje me vrasjen e kolonel Ahmet Krasniqit, a keni një përgjigje publike për këtë?
Unë në vitin 2014 kam bërë një kërkesë në prokurorinë e shtetit në Shqipëri që të fillojnë hetimet dhe të hetohem edhe unë për shkak se ka pasur opinione në media. Ahmetin e kam pasur mik dhe kemi pasur një bashkëpunim prej ditës së parë që ka ardhur në Shqipëri. Argumentet janë aq kokëforta, nuk kam asnjë lidhje, akuzat janë bërë më shumë politike dhe unë jam i gatshëm që të përballem me organet e drejtësisë dhe jo me media që spekulojnë.
Intervistën e plotë me Xhavit Halitin do ta ndiqni ditën e mërkurë në orën 20:00 në emisionin “Ballkan” në “ABC”./ db/Abcnews.al

