Ekskluzive/ Si i plasi mina në dorë të riut në Cërrik dhe kush ishte shënjestra e atentatit?

schedule20:18 - 30 Dhjetor, 2021

schedule 20:18 - 30 Dhjetor, 2021

Gazetari i “ABC”-së në Elbasan Aldo Kozarja mëson detaje të reja nga grupi hetimor lidhur me vdekjen tragjike të 27-vjeçarit Erion Rexhepi ditën e sotme në Cërrik, pasi i shpërtheu në dorë një sasi lënde plasëse. Referuar një burimi nga grupi hetimor, dyshohet se i riu e ka gjetur lëndën plasëse në rrugë, sapo ka dalë nga shtëpia.

Pasi e ka parë si diçka të dyshimtë, drejt saj e ka shtyrë telefoni që ishte mbështjellë ose për ta mbledhur për skrap, por sapo e ka kapur, lënda plasëse i shpërtheu Rexhepit në duar duke i marrë jetën.

Po sipas të njëjtit burim nga grupi hetimor kemi të bëjmë “me një minë me telekomandë e cila dyshohet se ishte vendosur poshtë një makine, së cilës i ka rënë gjatë lëvizjes”.

Policia po punon për të identifikuar shënjestrën e atentatit mafioz me minë me telekomandë, që në fund i mori jetën aksidentalisht të riut Erion Rexhepi ditën e sotme në Cërrik./ Abcnews.al