Ekskluzive/ Shqiptari i parë në garë për Senatin Amerikan. Shkodrani Marko Kepi rrëfen sfidat

schedule09:37 - 29 Nëntor, 2023

schedule 09:37 - 29 Nëntor, 2023

Në emisionin e “ABC e Mëngjesit”, Marko Kepi ambasador i kulturës dhe traditave shqiptare, foli për organizimin e Paradës së Pavarësisë, të organizuar për herë të parë në Tiranë.

Ai tregoi se synimi është që kjo paradë të bëhet edhe në bashki të tjera.

“Kanë qenë disa organizata që kanë marrë pjesë. Nga të gjithë trevat kanë qenë gati 7 mijë persona, vetëm performues kanë qenë rreth 3 mijë veta. Kemi pasur shumë emocion dhe jemi prekur. Duam që ta bëjmë në të gjitha trevat shqiptare, nuk i kemi harruar dhe duam t’u tregojmë se jemi me ta”, ka thënë ai.

Marko Kepi gjithashtu tregoi se punon në marinë, prej rreth 6 vitesh, duke treguar se ëndrra e tij është të kthehet një ditë në Shqipëri dhe t’i shërbejë vendit. Ndërsa foli edhe për përfshirjen e tij në politikë.

“Zgjodha të bëhesha marins për t’i thënë Amerikës faleminderit për atë që bën për emigrantët. Marinën e zgjodha sepse kur isha i vogël në Shkodër dhe kam parë trupat e NATO-s, në kohë e luftës së Kosovës, dhe më kanë tërhequr që i vogël. Misionet do t’i pranoja kudo”, ka thënë ai.

Marko Kepi u ndal edhe tek vota e Diasporës, për të cilën tha se janë të lënë pas dore nga të gjitha qeveritë, ndërsa u shpreh se për 80-vjetorin e gjenocidit çam të gjithë politikanët të jenë bashkë.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!