Ekskluzive/ Megaoperacioni me GDF përgjimet nxorën zbuluar grupin kriminal

schedule11:59 - 28 Janar, 2023

schedule 11:59 - 28 Janar, 2023

ABC News siguron dosjen e plotë hetimore të Prokurorisë së Posaçme SPAK që në bashkëpunim me autoritetet italiane shkatërruan grupin kriminal të trafikut të drogës që drejtohej nga 3 shqiptarë.

Në dosjen prej 123 faqesh ka përgjime ambientale, por edhe telefonike e mesazhe që anëtarët e gupit kriminal kryenin me njëri-tjetrin për ngarkesat me drogë, vendin se ku e fshihnin lëdën narkotike, shumat e parave që duhet të dorëzonin, e deri tek frika për kontrollet që policia kryente në zonat ku këta anëtarë jetonin.

Shumica e përgjimeve janë kryer nga pala italiane. Hetuesit kanë mundur të zbërthejnë kodet që trafikantët përdornin gjatë bisedave për të mos u zbuluar nga policia.

Për kokainën, ata përdornin simbolin H, për hashashin fjalët tym ose çokollatë, ndërsa mariuhanën e mbërritur nga Shqipëria dhe Spanja, përdorej simboli A dhe S. Nga përgjimet e trafikantëve, hetuesit zbuluan se anëtarët e grupit përdornin fjalët mushka për të identifikuar korrierët që merreshin me transportin e drogës ose të parave.

Nga hetimet e nisura që prej vitit 2017, rezultoi se organizatorë të grupit ishin tre shqiptarët nga Durrësi, Braniol Liço i njohur edhe me mbiemrin Aga, Gernard Beu i njohur edhe me mbiemrat Liço ose Ago, si dhe Emirjan Beu.

Ky i fundit, sipas përgjimeve, njihej nga trafikantët me nofkën Noizy. Ky fakt verëhet tek një përgjim mes bashkëshortëve Enver Bakalli dhe Enkelejda Bakalli.

Grupi krimina, nga hetimet rezultoi se e nishte nisur aktivitetin që në vitin 2015. Por, përgjimet u vunë në zbatim nga hetuesit në janar të 2018-ës, pas bllokimit të një ngarkese prej 10 kg kokainë me vlerë rreth 200 mijë euro.

Në dosje thuhet se është e provuar që Alfred Luli dhe Gjergji Luli kanë shitur ngarkesën tek Renato Zefi dhe Gjergji. Në dosje, jepen një sërë episodesh të ndryshme të shitjes së kokainës, nga persona të ndryshëm të këtij grupi, që më pas shiteshin në doza të vogla.

Një prej personave të hetuar në vendin tonë është edhe Saimir Prenga. Ai u identifikua nga një fletore që SPAK sekuestroi gjatë kontrolleve në banesën e Alfred Luli. Saimir Prenga njihej me nofkën “Thiu”.

Në dosje thuhet se ai ka blerë nga Alfred Luli dhe Gjergji Luli një sasi prej 3 kg kokainë, si dhe një sasi kanabisi, kundrejt një pagese prej rreth 560 mijë eurosh. Këto episode mes tyre janë kryer gjatë vitit 2016 dhe vitit 2017. Bisedat mes tyre për shitjen e ngarkesës janë kryer në aplikacionin Ëhtasup.

Nga përgjimet ambientale në një mamikë “Hyundai”, u zbulua se klienti Saimir Prenga përdorte edhe emrin “Miri”.

Operacioni për arrestimin e anëtarëve të grupit kriminal u zhvillua pak ditë më parë mes shqipërisë dhe italisë. Gjithsej u lëshuar 43 urdhër arreste, nga të cilat 21 ishin në vendin tonë. SPAK tha se u ekzekutuan 15 prej tyre dhe pjesa tjetër vijojnë të jenë në kërkim. Të arrestuarit dolën të shtunën në Gjykatën e Posaçme ku iu konfirmuan masat e vendosura më herët në mungesë. Për të arrestuarit u caktua arrest në burg me akuzën e trafikut të drogës dhe grup kriminal. Ndërsa për një prej tyre, Enkeleda Bakalli u caktua arrest në shtëpi./abcnews.al

Gjatë operacionit u sekuestruan 4 milionë euro.

SHQIPTARËT E HETUAR

Braniol Liço,

Gernard Beu,

Emirjan Beu,

Dorian Beu,

Syrjan Tola,

Igli Lala,

Ramazan Grada,

Florid Vukaj,

Gjergj Zefi,

Renato Zefi,

Rexhep Dallupi,

Alfred Luli,

Gjergji Luli,

Saimir Prenga,

Lorik Prengaj,

Francesco Çeçi,

Ilir Duro,

Lulzim Selimi,

Dhimitër Nina,

Eledjo Dedej,

Enkeleda Bakalli,