EKSKLUZIVE/ Lirohet nga burgu ish-kryepolici i Vlorës Jaeld Çela

schedule18:49 - 25 Mars, 2022

schedule 18:49 - 25 Mars, 2022

Gazetari i ABC, Artan Hoxha raporton se ish-drejtori i Policisë së Vlorës, Jaeld Çela, u lirua gjatë ditës së sotme nga qelitë e burgut të Fierit dhe u kthye pranë familjes se tij.

Gjykata e rrethit gjyqësor Fier, e miratoi kërkesën e Çelës, për të përfituar lirimin me kusht nga burgu, pasi kishte vuajtur më shumë  se 2/3 e dënimit.

Gjykata e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, e dënoi Çelën, me vendim të formës së prerë më datë 4 shkurt 2022 së bashku me ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

Burime ekskluzive për gazetarin e ABC, Artan Hoxha thonë se kolegji i Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi, lënien në fuqi të Vendimit nr. 60, datë 19.09.2019 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, ku Jaeld Çela u dënua me 3 vite e 4 muaj burg, për akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Prokuroria e Krimeve te Renda lëshoi një urdhër-arresti për ish drejtorin e policisë së Vlorës me datë 22 nëntor 2017.

Policia nuk mundi ta arrestonte Çelën, pasi ai nuk u gjet në banesë, ndërsa u tha se ishte larguar jashtë vendit. Çela, ju shmang drejtësisë për më shume se dy vite e gjysmë.

Gjatë kësaj kohe, çdo përpjekje për arrestimin e tij, dështoi.

Ish-drejtuesi i policisë së Vlorës vendosi të dorëzohej vullnetarisht në drejtorinë e policisë se Tiranës me 16 maj 2020.

Nga ajo dite, Çela ka qendruar ne burg, deri mesditën e sotme, kur u lirua me kusht pas një vendimi te gjykatës se Fierit, raporton abcnews.al.

Drejtuesi i larte i policisë, ishte duke vuajtur dënimin ne burgun e Fierit, së bashku me ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

Për këtë shkak, lirimi i tij u gjykua nga gjykata e Fierit, nen juridiksionin e secilës është burgu i këtij qyteti.

Gjykata speciale e kishte dënuar Çelen me 40 muaj burg.

Por duke përfituar nga masa e sigurisë me burg, ku gjate paraburgimit një dite qendrimi ne izolim, llogaritet si një dite e gjysmë burg, rezultoi se ai i kishte kryer tashme 2/3 e dënimit dhe mund te përfitonte liri me kusht.

Aktualisht Çela kishte kryer 30 muaj burg dhe i kishin mbetur ende 10 muaj te tjerë izolim, abcnews.al.

Por për shkak te sjelljes korrekte ne burg dhe vuajtjes te me shume se 2/3 e dënimit, gjykata vlerësoi se Jaeld Çela duhet te kthehet pranë familjes, ndërkohë që do te mbikëqyret nga drejtoria e Shërbimit te Provës, shkruan abcnews.al.

Jaeld Çela ka drejtuar Policinë e Vlorës nga shtatori 2014, deri në prill të 2017-s. Ndërsa më parë ka drejtuar Drejtorinë e Policisë së Qarkut Durrës, si dhe ka shërbyer për më shume se 17 vite ne radhët e Policisë se Shtetit.

Jaeld Çela u emërua në krye të Policisë se Vlorës, kur ministër i Brendshëm ishte Saimir Tahiri.

Ndërkohe, ish-ministri i brendshëm Saimir Tahiri, vazhdon te vuajë dënimin me 40 muaj burg, ne Institucionin e Vuajtjes se Dënimit Fier.

Si Tahiri ashtu dhe Çela, kane bere rekurs ne Gjykatën e Larte dhe kërkojnë pafajësi për akuzën e shpërdorimit të detyrës. Çështja e tyre ende nuk është marrë në shqyrtim nga Gjykata e Larte./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!