Këto janë pamjet kur automjeti i gjetur i shkrumbuar në Kërrabe ishte ende duke u djegur. Gazetari i ABC Aldo Kozarja ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes ndërsa makina ishte ende në djegie.
Në brendësi të automjetit tip “Volkswagen” janë gjetur mbetje kockore të një person që paraprakisht dyshohet të jetë i seksit mashkull. Ngjarja ka ndodhur rreth orës orës 22:30, në vendin e quajtur “Kryqi” në rrugën e vjetër Kërrabë, ndërsa rrethanat nuk dihen ende.
NJOFTIMI
“Elbasan/Informacion paraprak
Më datë 04.02.2022, rreth orës 22:30, në vendin e quajtur “Kryqi” në rrugën e vjetër Krrabë, në rrethana ende të paqarta ka marrë flakë një automjet tip “Volkswagen”, ku në brendësi të mjetit ka një person të pajetë. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe indentifikimin e personit të pajetë.” /abcnews.al/