EKSKLUZIVE: Kukësi humbet yllin e mbrojtjes, “ngrin” Gega

schedule20:59 - 19 Shtator, 2020

schedule 20:59 - 19 Shtator, 2020

Kukësi humbet një tjetër titullar. Besar Musolli i dha lamtumirën verilindorëve me një letër emocionuese, ndërkohë që edhe Eduart Rroca është larguar dhe luajë në Turqi sezonin e ardhshëm.

I radhës që ikin është mbrojtësi Edis Maliki, sikurse bëjnë me dije burime të abcnews.al pranë klubit të Kukësit. Anësori i krahut të djathtë, një prej lojtarëve kryesorë të skuadrës së Gegës, lë një boshllëk të madh.

 

Kontrata i ka përfunduar me mbylljen e ndeshjeve të kupave të Europës dhe mes tij e Kukësit nuk ka pasur një marrëveshje për të zgjatur bashkëpunimin për sezonin e ardhshëm futbollistik.

Pas dy sezoneve në Superiore, ai do kërkojë të nisë një eksperiencë të re, me shumë mundësi larg Shqipërisë. Maliki te Kukësi u kthye në një nga mbrojtësit e djathtë më të mirë dhe normalisht ofertat për të nuk mungojnë. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!