Prokuroria e Përgjithshme ka nisur hetimet për kryebashkiakun e Librazhdit, Kastriot Gurra. Lajmi për hetimin ishte befasi për shkak se ndaj Gurrës nuk është artikuluar ndonjë akuzë publike nga PD, siç është bërë me disa kryebashkiakë të tjerë.
Ndërkohë, në media u raportua se padia ndaj Gurrës është ngritur nga Lëvizja Qytetare Sopoti, me përfaqësues Rexhep Hanën, audit i brendshëm në bashkinë e Librazhdit.
Sipas padisë në vitet 2007-2008, Kastriot Gurra ka falsifikuar vulën e Drejtorit të Ujësjellësit në Librazhd. Asokohe kishte nisur një proces hetimor, dhe Gurra ishte shpallur në kërkim, por nuk u arrestua asnjëherë.
Mirëpo, në një prononcim për abcnews.al Hana e ka mohuar një gjë të tillë. Ai është shprehur se nuk është e vërtetë dhe se asnjë moment nuk ka bërë padi penale për eprorin e tij
“Nuk është e vertëtë, pasi unë në asnjë moment nuk kam bërë padi penale për eprorin tim, Kastriot Gurra. Sa për shoqatën unë nuk e di nga del ky emër, as nuk jam pjesëmarrës, as nuk e di kush është. Për këtë akuzë që më është bërë unë së shpejt do ti drejtohem drejtësisë”, shprehet ai./abcnews.al