EKSKLUZIVE/ Flet për ABC News nipi i viktimës në Skrapar: Autori i kishte prerë fytin dhe nxjerrë zemrën nga vendi

schedule22:39 - 11 Maj, 2020

schedule 22:39 - 11 Maj, 2020

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Poliçanin pasditen e sotme. Një 37 vjeçar ka qëlluar për vdekje me thikë një 77 vjeçar.

Nuk dihen ende arsyet që kanë çuar 37 vjeçarin Hamza Çela të kryejë vrasjen e të afërmit të tij, Ramadan Çela por sipas raportimit të policisë thuhet se krimi ka ndodhur për motive të dobëta.

Por në fakt krimi ka qenë makabër, të paktën nga rrëfimi i nipit të viktimës duket se autori nuk është mjaftuar me një goditje por ka shkuar më tej duke i prerë fytin 77 vjeçarit, kraharorin madje edhe ti nxjerrë zemrën nga vendi.

Sipas rrëfimit të nipit Ylli Zyka, viktima ka patur edhe kyçet e këmbëve e të duarve të prera me thikë.

“Rri tek pallati jonë, shtëpitë që ka në Jaupas, atje ku jetonte nuk i ka të prishura dhe kishte një bace të vogël, brenda shtëpisë. Se si ka ndodhur nuk e di, ne dimë vetëm që kur kemi vajtur e kemi gjetur dajën të therur.

Ishte therur kokë, ishte dalë zemra përjashta, ishin prerë kyçet e këmbëve, kyçet e duarve dhe ishte gjakosur. Më mori në telefon çuni i dajës e më tha hajde se na kanë vrarë dajën. Kur vemi aty ishin makinat e  policisë, dhe kishin kapur personin. Personi nuk donte të dorëzohej por e kishte marrë e motra në telefon, se e ka me qarkullimin në polici .

Pasi e kishte bindur e motra, e kishte kapur policia dhe i kishte vënë prangat, në kohën që ne zbritëm aty te stacioni, policia e kishte kapur dhe po vinte poshtë, në atë moment e motra u fut në mes të policave dhe puth të vëllanë kriminel.

Në këtë kohë i thashë bravo të qoftë, se ke bërë nder të madh dhe i takon që ta puthësh por do e flasim më vonë këtë punë. Morëm dajën dhe e kemi sjellë këtu në Berat ti bëjmë shërbimet që i takojnë. Unë jam Ylli Hekuran Zyka dhe e kam dajo viktimën”, thotë në rrëfimin rrëqethës nipi i të moshuarit që tashmë ndodhet në morgun e spitalit të Beratit për t’iu nënshtruar ekspertizës mjeko-ligjore.

Autori 37 vjeçari Hamza Çela ndodhet tashmë në duart e policisë.

Ai nuk ka dashur të dorëzohet dhe sipas rrëfimit të Ylli Zykës, ai është bindur nga motra e tij, e cila punon me Qarkullimin Rrugor në Policinë e Beratit./abcnews.al