Alban Xhaferi, sponsor i Vllaznisë tashmë, ka folur pas fitores që shkodranët morën kundër Besëlidhjes. “Dua të falënderoj gjithë çunat që kanë pasur një impenjim maksimal në këto tre ditë, pas grumbullimit të bërë. I përgëzoj të gjithë, trajnerin, tifozët për mbështetjen. Unë u premtoj atyre që ky është nëj fillim i ri dhe Vllaznia e madhe do të vijë në vijim”, tha fillimisht Xhaferi.
Më tej ai shtoi: “Vllaznia e madhe do kthehet aty ku e ka vendin, në majat e futbollit shqiptar. Vllaznia është një emër i madh dhe shohim gjithmonë për objektiva të reja e të mos përsëritet më kjo situatë. Gjatë kësaj kohe kemi qenë në fazën e vlerësimeve. Kemi pasur takime. Kemi pak kohë, por besoj se do arrijmë t’i realizojmë objektivat e reja”.
Në lidhje me trajnerin Hysen Dedja, Xhaferi shtoi: “Na lini të gëzojmë qëndrimin në Superiore. Që nesër do të ketë njoftime. Bashkia ka 100 për qind. Kam ardhur të mbështes ekipin, me një strategji të re, me ambicie të reja për të bashkuar forcat dhe për të shkuar aty ku duhet”.
Në fund Xhaferi ka zbuluar se do të kenë një drejtor të ri sportiv: “Duhet të japo një lajm të mirë. Do jetë i huaj drejtori sportiv, e njeh shumë kampionatin. Nesër dalim me njoftim zyrtar”. Abcnews.al mëson se ai është Matko Djarmati, i cili është parë ditën e sotme pranë ekipit të Vllaznisë dhe referuar fjalëve të Xhaferit, ai do të zyrtarizohet nesër. /abcnews.al