EKSKLUZIVE/ Dalin pamjet, si do trajtohen ushtarët e KFOR-it me koronavirus

schedule13:42 - 16 Prill, 2020

schedule 13:42 - 16 Prill, 2020

Që nga shpërthimi i pandemisë COVID-19, njësitë e KFOR-it kanë kryer qindra patrulla dhe aktivitete në mbështetje të sigurisë duke përfshirë edhe dhurimin  në mënyrë të paanshme  të pajisjeve mbrojtëse personale, ushqimit dhe rrobave për shumë komunitete në Kosovë.

KFOR po monitoron gjithashtu situatën lidhur me COVID-19 dhe vazhdimisht po shpërndan të gjitha informacionet e rëndësishme me institucionet shëndetësore në Kosovë. Zëdhënësi i KFOR-it, koloneli Mario Renna, konfirmoi për ABC News se më 15 prill, në një komunikim të ndërmjetësuar nga Italia dhe me pjesëmarrjen e KFOR-it, Ministrat e Shëndetësisë të Kosovës dhe Serbisë diskutuan bashkëpunimin praktik për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Në lidhje me rastin e një punonjësi civil, Ushtria amerikane përfundoi procesin e gjurmimit dhe kontakteve me njerëzit me të cilët punonjësi mund të ketë pasur kontakte dhe janë marrë të gjitha masat e duhura për të izoluar ata individë për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të virusit. Camp Bondsteel kalon në kontroll të gjithë njerëzit që hyjnë në bazë. Nëse ata janë kontraktorë lokalë të Kosovës dhe tregojnë shenja ose kanë një histori ekspozimi, ata nuk lejohen në kamp. Të njëjtat masa janë në fuqi brenda të gjitha bazave të KFOR-it.”

Koloneli Mario Renna theksoi se nëse ushtarët e NATO-së infektohen, ata trajtohen në objektet mjekësore të KFOR-it, futen në karantinë dhe më pas evakuohen.

“Në përgjithësi, çdo ushtar i KFOR-it që tregon shenja të infektimit nga COVID-19 ose ka pasur kontakte me dikë të infektuar, vendoset në karantinën paraprake. Për të ruajtur burimet e testeve në rajon, nëse simptomat vazhdojnë, dhe/ose ekziston një nevojë klinike, bëhet një test. Kjo vlen për të gjitha bazat e KFOR-it. Nëse Ushtarët e NATO-së infektohen, ata trajtohen në objektet mjekësore të KFOR-it dhe futen në karantinë në mënyrë që të zvogëlojnë ekspozimin e mëtejshëm dhe më pas evakuohen.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!