Dalin pamjet filmike nga njësia nr.8 në Tiranë, si votuan “anonimët” për shkarkimin e Bashës në referendumin e Berishës

schedule11:46 - 6 Janar, 2022

schedule 11:46 - 6 Janar, 2022

18 dhejtorin e kaluar, teksa Lulzim Basha po zhvillonte Kuvendin Kombëtar të PD, në të cilin u dhanë mesazhe të forta për shkëputjen e Partisë Demokratike nga Berisha, ky i fundit po zhvillonte “Referendumin për shkarkimin e Bashës”.

Sipas organizatorëve, në referendumin  e organizuar në të gjitha degët e partive, morën pjesë 44 mijë demokratë. Kjo është një shifër, të cilën nuk e njeh as vetë Partia Demokratike dhe nuk u konfirmua dot nga burime të pavarura, .

Berisha e shpalli gjatë mbrëmjes së 18 dhjetorit rezultatin e këtij referendumi nga shkallët e PD-së, duke vendosur theskin në mënyrë të posaçme në një nga degët e Tiranës, njësinë nr. 8, që njihet si njësia e Lulzim Bashës.

Video nr.1

Sipas Berishës në këtë njësi kishin votuar 760 demokratë për shkarkimin e kryetarit të PD, duke e konsideruar një humbje të thellë të Bashës.

Abcnews.al ka patur akses te kamerat e sigurisë së një biznesi pranë ambientit të votimit të ngritur në njësinë nr.8.

Nga këqyrja e pamjeve rezulton se në ambientin e përcaktuar për votim kanë hyrë 196 persona, prej të cilëve rreth 117 janë identifikuar si anëtarë, ndërsa pjesa tjetër janë jo aktivë ose që nuk i përkasin fare kësaj dege. Dega në fjalë numëron rreth 1 300 anëtarë.

Video nr.2

Ky ishte vetëm një rast, ku persona që nuk kanë lidhje me PD-në kanë marrë pjesë në referendumin e thirrur nga Berisha për të shkarkuar kryetarin Basha, ku cënohet rëndë besueshmëria e rezultatit të dalë nga kutia e votimit.

Një gjë e tillë shton dyshimet për numrin real të pjesëmarrësve në këto votime ku pretendohet se është miratuar masivisht shkarkimi i Bashës nga drejtimi i partisë.

KËTU gjeni pamjet e plota filmike nga kamera e sigurisë gjatë gjithë procesit të votimit në njësinë nr.8. /abcnews.al